Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’supriza kanë rezervuar yjet për datat 8-14 korrik

Dashi: Si jeta personale edhe ajo profesionale duket se do të shkojnë mirë. Do të jeni të vendosur të përfundoni projektet e reja që do t’ju paraqiten gjatë javës. Falë forcës së vullnetit që ju karakterizon, fitimet tuaja do të shtohen. Për beqarët parashikohet se do të gjejnë qetësinë pranë një personi. Ata që prej kohësh janë të përfshirë në një lidhje, tani mund të bëjnë plane afatgjata.

Demi: Gjatë pjesës së parë të javës do të jeni veçanërisht aktivë në punë. Ditët në vazhdim do të jenë të ngarkuara. Përpiquni të merrni një periudhë pushimi sa më shpejt. Gjatë pjesës së dytë të javës do të jeni të favorizuar në jetën personale. Ata që do të nisin një lidhje të re, do të kenë mbështetjen e Venusit. Ju tani keni nevojë për qetësi dhe për lidhje jo shumë të ndërlikuara.

Binjakët: Gjatë kësaj jave do të keni harmoni në çift. Ata që prej pak kohësh i kanë dhënë fund një lidhjeje, më në fund do të gjejnë qetësinë e humbur.  Në lidhje me aspektin profesional do të vendosni të bëni një pauzë dhe të ikni me pushime së bashku me partnerin. Do të ketë edhe nga ata që do të vendosin të ndërrojnë vendin e punës.

Gaforrja: Do të vijojë për ju një periudhë emocionesh të mëdha. Në punë do të jeni energjikë dhe do të mund të çoni përpara projektet me të cilat po merreni që prej disa kohësh. Edhe jeta në çift shkon më së miri. Do të jeni bujarë dhe romantikë karshi partnerit. Do të kaloni momente të gëzuara dhe të paharrueshme me të dashurin e zemrës.

Luani: Kjo nuk është një nga periudhat më të mira në aspektin ekonomik. Po përpiqeni të vini rregull në jetën tuaj, por nuk është e thjeshtë. Jeni disi të tensionuar dhe kjo do të pasqyrohet edhe në lidhjen me partnerin, duke sjellë ndërlikime. Përpiquni që t’i zgjidhni problemet pa ua nxjerrë inatin të tjerëve.

Virgjëresha: Në këtë periudhë e keni të nevojshme që të shkëputeni nga puna, pasi ndiheni disi të lodhur. Megjithatë, duhet të prisni edhe pak përpara se të shijoni pushimet aq shumë të merituara. Në aspektin personal, një miqësi e re mund të transformohet në dashuri. Me raste ndieni se të afërmit  nuk ju kuptojnë  dhe kjo ju shtyn që të jeni më të hapur ndaj njohjeve të reja.

Peshorja: Ndieni një dëshirë të papërmbajtshme që ta shijoni stinën e verës, aq sa do të kërkoni çdolloj justifikimi për të ndenjur sa më gjatë jashtë shtëpisë. Megjithatë nuk ju leverdis të shpenzoni shumë para, pasi të ardhurat i keni të kufizuara. Kush ka mbetur i zhgënjyer prej dikujt, do ta ketë të vështirë të falë. Një mënyrë e mirë për t’u shkëputur nga rutina është që të shkoni me pushime.  

Akrepi: Gjatë javës do të ndiheni në humor të keq. Nervozizmi juaj do të ndikojë për keq në marrëdhëniet me të afërmit. Gjërat nuk duket se do të shkojnë fort mirë në aspektin sentimental. Ka nga ata që e kanë humbur besimin te lidhjet ose janë në kërkim të sigurisë absolute. Megjithatë, përpiquni të mos vini vazhdimisht në dyshim fjalët e të tjerëve.

Shigjetari: Kjo nuk do të jetë një javë e mbarë në aspektin sentimental. Megjithatë, nëse arrini t’i sqaroni mirë gjërat, mund t’i shmangni zënkat. Ata që kanë një lidhje në distancë do të ndihen të vetmuar gjatë këtyre ditëve. Ka nga ata që mund të mos jenë dakord me vendimet që do të merren në familje dhe prandaj mund të krijohen tensione. Përpiquni të ruani qetësinë.

Bricjapi: Jeta juaj po pëson ndryshime si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Dikush ka vendosur të martohet e të krijojë familje, të tjerë kanë vendosur të ndërrojnë vendin e punës e t’u përkushtohen pasioneve të tyre. Është e këshillueshme që t’u shmangeni debateve me partnerin, pasi mund të ndikojnë që t’ju prishet humori dhe kjo do të pasqyrohet edhe në sjelljen tuaj.

Ujori: Do të jetë një javë veçanërisht e ngarkuar në aspektin profesional dhe mund të ndodhë që të lini pas dore disa prej detyrimeve tuaja. Për sa i përket aspektit sentimental parashikohet që të kaloni momente të bukura në shoqërinë e partnerit. Përpiquni që ndonjëherë ta merrni ju iniciativën dhe mos prisni që gjithmonë t’ju afrohen të tjerët.

Peshqit: Gjatë ditëve në vazhdim do të ndiheni disi të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë të bëni asgjë. E megjithatë jeni të detyruar të kryeni të paktën detyrat më urgjente për të mos nervozuar eprorët. Gjërat mund të mos shkojnë fort mirë edhe në aspektin sentimental. Puna mund të arrijë deri aty sa të keni dyshime për besnikërinë e partnerit. Përpiquni të sqaroheni sa më shpejt me të.

Veterinarët zgjodhën të parin e tyre

Është mbajtur sot kuvendi i Odës së Veterinarëve të Kosovës, ku janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e kryesisë.

Me shumicë votash besimin për të udhëhequr me OVK-në, e mori Arben Sinani, ndërsa nënkryetar u zgjodh Arsim Ademi.

“Zotohem para jush se, do të përpiqem që të bëjë më të mirën e mundshme, por së bashku me ju”, tha Sinani, njëherësh duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

Edhe kryetari i deritanishëm, Xhevdet Krasniqi, uroi Arbenin për zgjedhjen dhe i premtoi mbështetje të parezervë./Gazeta Diaspora

Ndërtimtaria dhe gastronomia, prijnë në punësimin joformal

Numri i të punësuarve pa kontratë në tregun e punës në Kosovë, ndonëse konsiderohet të ketë shënuar rënie nga viti në vit, vazhdon të mbetet shqetësim për autoritetet në vend dhe përfaqësues të punëtorëve.

Inspektimet e bëra nga autoritetet kompetente te kompanitë në sektorin privat, shumë herë kanë hasur në punëtorë pa kontrata pune.

Të dhënat e sakta për numrin e të punësuarve joformal nuk dihet, pasi që rastet e tilla rrallë herë raportohen tek autoritetet kompetente.

Basri Ibrahimi, kryeinspektor në Inspektoratin e punës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, bën të ditur se në vazhdimësi nga inspektimet që iu kanë bërë kompanive në Kosovë, kanë hasur në punëtorë pa kontratë pune.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë së vetëm në vitin 2018 kanë hasur në më shumë se 700 raste të punëtorëve pa kontratë pune.

“Punësimi joformal mund të themi se ka shënuar rënie dhe tani nuk është në nivelet që ka qenë në vitet e mëparshme, pasi që çdo vit kemi pasur rënie të numrit të rasteve. Në vitin 2018 kemi pasur mbi 700 raste të punëtorëve pa kontrate pune, kurse në vitin 2017 kanë qenë 1.250 punëtorë pa kontratë pune, derisa në vitin 2016 kemi hasur në 3.000 punëtorë pa kontratë pune”.

“Kjo rënie e punësimit joformal, ka ardhur si rezultat i vetëdijesimit të punëtorit dhe punëdhënësit se duhet të ketë kontratë pune dhe inspektimi që është bërë rregullisht nëpër kompani. Vetëm në vitin 2018 kemi shqiptuar rreth 270 gjoba për biznese, në të cilat gjoba përfshihen edhe mbajtja e punëtorëve pa kontrata pune”, thotë Ibrahimi.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të përfshira në anketën e fuqisë punëtore, tregojnë se 14 për qind e të punësuarve në Kosovë punojnë pa kontratë pune, derisa 86 për qind kanë kontratë pune disa prej tyre të përkohshme dhe disa të tjerë të përhershme.

Por, përfaqësues, të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë thonë që numri i punëtorëve që punojnë pa kontratë pune është shumë i madh, por që, sipas tyre, punëtorët të cilët janë të punësuar pa kontratë pune, nuk i paraqesin rastet e tilla.

Avni Ajdini, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) thotë për Radion Evropa e Lirë se rastet e punëtorëve pa kontratë, nuk raportohen nga punëmarrësi nga frika se mund të humbin punën.

“Brenga më e madhe dhe më shqetësues është punësimi joformal. Në sektorin privatka numër të madh të të punësuarve pa kontratë pune. Përveç kësaj, ata janë të diskriminuar dhe punojmë më shumë se 8 orë pune, por që rastet e tilla nuk raportohen nga frika se mund të humbin edhe atë punë që kanë. Duhet të merren hapa për përmirësimin e kësaj gjendjeje, por nëse punëtorët nuk i raportojnë rastet e tilla, nuk mund të zgjidhen problemet”, vlerëson Ajdini.

Ai kërkon nga punëtorët që punojnë pa kontratë pune, t’i paraqesin rastet e tilla.

Kontrata e punës është veprim juridik i dyanshëm, i cili rregullon të drejtat të punëdhënësit dhe të punëmarrësit.

Në bazë të kontratës, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera. Po ashtu, punëdhënësi është i obliguar për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore.

​Kompanitë, të cilat më së shumti punësojnë punëtorë pa kontratë pune, sipas kryeinspektorit Basri Ibrahimit, janë ato në sektorin e ndërtimit dhe gastronomisë.

“Gastronomia dhe ndërtimtaria janë sektorët ku më së shumti kanë punëtorë pa kontratë pune, por janë edhe dyqanet e vogla ku kemi hasur në punëtorë pa kontrata pune. Arsyeja zakonisht ka të bëjë për shkak të afarizmit jo të mirë që kanë ato kompani apo edhe të ndërrimit të shpeshtë të punëtorëve”, thotë Ibrahimi.

Në Kosovë Ligji i punës mbron të drejtat e punëtorëve dhe gjobat për ata që nuk e respektojnë këtë ligj, kapin shumën deri në 35 mijë euro.

Telekomi në prag të falimentimit, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme me fillim prej orës 10:00, ku do të shqyrtojë gjendjen e krijuar në Telekom.

“Gjendja në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr.06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

Kjo seancë është ftuar me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Kujtojmë se Telekomi i Kosovës gjendet në krizë të thellë financiare, ku po rrezikon të falimentojë dhe 2500 punëtorë do të mbeten pa punë.

Ky skenar mund të ndodhë nëse Telekomit deri më 15 qershor nuk ua kryen borxhin prej 25 milionë e 900 mijë eurove Z-mobilit.

Kompania Z-Mobile ekzekutimin prej rreth 26 milionë euro po e kërkon nga Telekomi i Kosovës mbi bazën e vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit në Odën Ekonomike Ndërkombëtare të vitit 2016.

Qeveria e Kosovës është duke punuar që t’i del në ndihmë Telekomit, pasi që po rrezikohet që një numër i madh i punëtorëve të mbesin pa punë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në rrjetin e tij social në Facebook, pas një takimi që ka zhvilluar me drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka thënë se Qeveria e vendit po angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës dy herë i ishte nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi Qeveria e Kosovës kishte dështuar ta përmbyllë me sukses këtë proces.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Kjo kompani ka përafërsisht 2400 punonjës, kurse paga mesatare, llogaritet të jetë mbi 730 euro. Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Kompania “Insig” sipas BQK ishte e renditur si kompania e nëntë në tregun e Kosovës.

“Bazuar në raportet financiare të dorëzuara në BQK për periudhën 31 dhjetor 2018 primet e shkruara bruto janë në vlerë prej 5.9 milionë euro, prej te cilave 4.8 milionë euro ose 81.2% janë prime të shkruara nga sigurimet e detyrueshme të autopërgjegjësisë (MTPL) dhe  1.1 milion euro ose 18.8% janë prime të shkruara nga sigurimet vullnetare.  Pjesëmarrja e kompanisë në treg me gjithsej primet e shkruara ishte  6.6% dhe renditet e 9-ta për sa i përket primeve të shkruara bruto. Raporti i shpenzimeve operative neto/Primet e fituara neto ishte  64.4% (2017 ishte 71.61%), ndërsa raporti i humbjeve Loss Ratio/Primet e fituara neto është 41.1%. Ndërkohë që raporti i kombinuar ishte 105.5%”.

BQK ka treguar se ka hapur procedurat e likuidimit të detyrueshëm të kompanisë, duke treguar se tashmë ka emëruar edhe likuidatorin, i cili do të jete përgjegjës për drejtimin e  Kompanisë së Sigurimit “Insig” drejt likuidimit

“BQK-ja ka hapur procedurat e likuidimit të detyrueshëm, sipas Kapitullit 18 të Ligjit nr. 05/L-045 për Sigurimet duke emëruar Likuidatorin, i cili do të jete përgjegjës për drejtimin e  Kompanisë së Sigurimit “Insig” drejt Likuidimit. Likuidatori është përgjegjës që të sigurojë trajtim të drejtë të barabartë dhe korrekt për të gjithë policëmbajtësit dhe kreditorëve tjerë, gjithmonë në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi”.

Kompania e sigurimeve “ INSIG “ është themeluar në vitin 1991 me pronësi 100 % të Parlamentit Shqiptar për të ushtruar veprimtarinë e sigurimeve dhe ri sigurimeve në Republikën e Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Më 1 Mars 2000 Kompania e sigurimeve “ INSIG “ është licencuar për të operuar në tregun Kosovar të sigurimeve si degë e kompanisë amë “ INSIG “ Shqipëri.

Në vitin 2015 “ INSIG “ sh.a ndryshon pronësinë e aksioneve, të cilat zotërohen në masën 100 % nga Ministria e Financave. Gjatë vitit 2016, Kompania e Sigurimeve “ INSIG “ sh.a me seli ne Tiranë ka shitur 100 % të aksioneve të zotëruara nga shteti, duke ndryshuar pronësinë e aksioneve të cilat tani zotërohen ne masën 100 % nga Shoqëria e Sigurimeve “ EUROSIG “ sh.a me seli në Tiranë, me pronar Kadri Morina.

Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës

Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë e Veriu pritet të inaugurohet më 29 maj të këtij viti.

Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2014, kurse punët sipas planit, është dashur të përfundojnë në fund të vitit të kaluar, por siç është thënë, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të këtij projekti.

Kjo autostrada, e quajtur “Arbën Xhaferi”, tash për tash shtrihet nga Prishtina deri në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Kurse në të ardhmen e afërt do të lidhë Prishtinën dhe Shkupin. Ajo ka një gjatësi prej 60 kilometra dhe në të cilën përfshihet edhe ura me e gjatë në rajon, Ura e Kaçanikut, me gjatësi prej 6 kilometrash.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se tashmë gjithçka është në fazën finale dhe në fund të muajit pritet inaugurimi zyrtar.

“Sa u përket punimeve janë në fazën e fundit, është pastrimi i trasesë, vendosja e shenjave të komunikacionit, kështu që shpresojmë se gjithçka do të jetë gati më 29 maj”, tha Kadriu.

Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila ka ndërtuar autostradën me një çmim që fillimisht është thënë të jetë 600 milionë euro. Por, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës kishte ndarë edhe 53 milionë euro shtesë për kompaninë në fjalë, për shkak të, siç thuhet, dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve kishte nxitur debate dhe dyshime nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, kurse Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet.

Shoqëria civile disa herë ka kërkuar që edhe Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj kompanisë për mospërfundimin e punëve sipas planifikimeve në projekt.

Rexhep Kadriu nga Ministria e Infrastrukturës thotë se deri më tani, Qeveria e Kosovës ka paguar 80 për qind të borxhit të 53 milionë eurove. Por, se a do të ndëshkohet kompania për vonesa rreth përfundimit të punëve, ai thotë se ende nuk ka ndonjë vendim.

“Ne jemi në fazën e fundit të të gjitha raporteve financiare dhe atëherë do të shohim mundësitë nëse ka elemente për ndëshkim të kompanisë ‘Bechtel Enka’. Do të aplikojmë në bazë të kontratës”, tha Kadriu.

Ndryshe, ende pa përfunduar kjo autostradë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan– Gjakovë dhe Prizren, apo si njihet ndryshe, “Autostrada e Dukagjinit” si dhe autostradën tjetër Kievë – Zahaq, që lidh Prishtinë me Pejën.

Aktualisht, në proces të ndërtimit është edhe autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, që pritet të lidhë Kosovën me Serbinë Jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës.

Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë është ajo Durrës –Kukës – Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit ‘Ibrahim Rugova’” që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Ndryshe, infrastruktura rrugore ka qenë top-prioritet i të gjitha qeverive të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se më gjithë nevojën e Kosovës për infrastrukturë rrugore, shpenzimi i pjesës më të madhe të buxhetit në autostrada ka qenë vendim i gabuar.

“Rrugët janë të nevojshme, por paralelisht është dashur të investohet edhe në fusha tjera, siç është shëndetësia, edukimi dhe investimet tjera kapitale që mund të gjenerojnë vende të reja të punës. Kurse me fillimin e ndërtimit të ‘Autostradës së Dukagjinit’, që kushton më shtrenjtë se autostrada ‘Arbën Xhaferi’. edhe katër vitet e ardhshme, Qeveria e Kosovës do të paguajë mjete për autostrada”, thekson ai.

Në gjithë territorin e Kosovës janë rreth 2045 kilometra rrugë, prej të cilave 95 për qind janë të asfaltuara. Vetëm nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, sipas të dhënave zyrtare, janë shtruar rreth 500 kilometra rrugë.

Nga këto 500 kilometra, rrugë nacionale dhe rajonale të asfaltuara që nga viti 2008 deri më 2017 janë 287.2 kilometra. Vetëm për tetë vjet janë ndërtuar 115 kilometra autostradë, pa llogaritur autostradën “Arbën Xhaferi”.

BSH parashikon ndaljen e vrullit të ekonomisë, faktorët që do e ngadalësojnë

Banka e Shqipërisë parashikon që ekonomia të jetë ngadalësuar në tremujorin e parë të vitit, e ndikuar nga faktorë të tillë si rënia e prodhimit të energjisë, tkurrja e investimeve të huaja nga mbarimi i projekteve të mëdha. Në kahun tjetër edhe ambienti i jashtëm po përkeqësohet, duke bërë që banka Qendrore Europiane të shtyjë vendimin për politikën monetare.

Banka e Shqipërisë prezantoi sot raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas ekspertëve të bankës, rritja ekonomike në tremujorin e parë 2019 do të ketë ecuri të ngjashme me tremujorin e katërt 2018, çka do të thotë se ritmet e rritjes do të jene disi më të ngadalta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në tremujorin e fundit 2018, rritja ekonomike ishte 3.1%. Në raport me tremujorët e mëparshëm, rritja është shumë më e ulët. Në tremujorin e parë 2018 ekonomia u rrit me 4.42%, në të dytin me 4.32% dhe në të tretin me 4.48%, e nxitur nga prodhimi i energjisë nga reshjet e bollshme.

Banka vlerëson që mungesa e prodhimit të energjisë dha një efekt të dyfishtë si në rritjen ekonomike dhe në zgjerimin e deficitit tregtar në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas raportit, zhvillimet ekonomike e financiare në vend mbeten pozitive. Aktiviteti ekonomik vijon të rritet, kapacitetet e pashfrytëzuara në tregun e punës e kapitalit janë reduktuar dhe tregjet financiare janë të qeta.  Presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, por efekti i mbiçmimit të kursit të këmbimit ka frenuar rritjen e inflacionit drejt objektivit.

Ritmi i rritjes ekonomike në tremujorin e katërt të vitit 2018 dhe norma e inflacionit në tremujorin e parë të vitit 2019 u ngadalësuan. Kjo ecuri ishte në përputhje me pritjet tona, por treguesit rezultuan në nivele më të ulëta sesa parashikimet.

Inflacioni vjetor shënoi vlerën mesatare 1.6% për tremujorin e parë të vitit 2019, duke u reduktuar nga tremujori paraardhës. Rënia e tij pasqyroi kryesisht shuarjen e efektit të rritjes së çmimeve të qerasë dhe ujit një vil më parë dhe reduktimin e fortë të inflacionit të produkteve bujqësore në muajin mars.

Ecuria e inflacionit është diktuar kryesisht nga faktorë të ofertës, ku veçojmë mbiçmimin e kursit të këmbimit dhe ngadalësimin e inflacionit me partnerët tanë tregtarë, i cili ka qenë më i madh në tremujorin e parë të 2019. Ai pritet që të reduktohet gradualisht në tremujorët pasues.

Ecuria e inflacionit ka gjetur mbështetje nga zgjerimi i kërkesës, i pasqyruar më tej në përmirësimin e aktivitetit ekonomik dhe shfrytëzimin më të lartë të kapaciteteve prodhuese. Megjithatë, nivelet e ulëta të inflacionit bazë sugjerojnë se presionet inflacioniste afatmesme janë të ulëta.

Prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 3.1 % gjatë tremujorin të katërt dhe me 4.1 % për vitin 2018. Rënia e prodhimit të energjisë elektrike dhe ritmet më të ngadalta të rritjes në sektorin e shërbimeve sollën ngadalësimin e rritjes ekonomike në tremujorin e fundit. Në këndvështrimin e kërkesës, rritja ekonomike u mbështet nga kërkesa e brendshme private, ndërsa eksportet neto e ndikuar negativisht atë. Të dhënat paraprake sugjerojnë se rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2019 do të vijojë me ritme të përafërta me ato të tremujorit të kaluar.

Kredia për ekonominë është rritur me 6 % në tremujorin e parë, e zhveshur nga kursi i këmbimit dhe efekti i fshirjes nga bilancet të kredive të këqija.

Zhvillimet ekonomike në vend janë mbështetur, ndër të tjera, nga politika monetare lehtësuese. Niveli i normës bazë të interesit, orientimi i tregjeve mbi ecurinë e ardhshme të politikës monetare dhe injektimi i vazhdueshëm i likuiditetit në tregun ndërbankar, kanë ulur kostot e financimit të sektorit privat, duke nxitur rritjen e konsumit dhe të investimeve. Ritmi i kreditimit të sektorit privat është përmirësuar në tremujorin e parë të 2019, i mbështetur nga rritja e kredisë në lekë dhe nga rritja e kredisë për biznese.

Politika monetare stimuluese ka krijuar kushte për kthimin e inflacionit në objektiv. Perspektiva afatmesme ekonomike është pozitive. Aktiviteti ekonomik dhe kërkesa agregate pritet të vijojnë rritjen me ritme të qendrueshme në vitet e ardhshme. Zgjerimi i kërkesës agregate do të mundësojë rritjen e mëtejshme të punësimit, shfrytëzimin më të mirë të kapaciteteve prodhuese dhe rritjen më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit. Këto zhvillime do të mundësojnë kthimin e inflacionit në objektiv në fillim të vitit 2021, pak më vonë se në parashikimin e kaluar. Kjo shtyrje në kohë e arritjes së objektivit është ndikuar më së shumti nga përkeqësimi i parashikimeve për ekonominë e Eurozonës, të cilat përfshihen në parashikimin tonë.

Politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese edhe gjatë horizontit afatmesëm, por intensiteti i stimulit monetar do të përshtatet me shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik. Rreziqet rreth parashikimeve bazë në afatin e mesëm anojnë në kahun rënës të treguesve. Materializimi i faktorëve të rrezikut, mund të kërkojë shtyrjen në kohë të normalizimit të politikës monetare, ose rritjen e mëtejshme të stimulit monetar.

Tenderët e kundërshtuar, Kuvendi: Te bëhen transparente votat e anëtarëve të KPP

Kuvendi ka kërkuar që për procedurat e prokurimit që ankimohen dhe merren në shqyrtim nga Komisioni i Prokurimit Publik të ketë më shumë transparencë për vendimet që jepen ndërkohë që është parë e arsyeshme bërja publike e votave të anëtarëve.

“Kuvendi kërkon që Komisioni për vitin 2019, të përmirësoj punën në drejtim të forcimit të kapaciteteve administrative të KPP-së duke e bërë totalisht funksionale strukturën e miratuar nga Kuvendi, deri në fund të vitit 2019. Po kështu të bëhet transparente në vendimet e publikuara nga KPP edhe procesi i votimit të anëtarëve të Komisionit si dhe rastet e përjashtimit gjatë procesit të shqyrtimit ankimor të ndonjërit prej anëtarëve” thuhet në projektrezolutën e përgatitur.

Nga ana tjetër kërkohet më shumë bashkëpunim me Gjykatën Administrativë përsa i takon trajnimit të punonjësve të të dy institucioneve me qëllim aftësimin e tyre për të trajtuar çështje komplekse të prokurimit publik dhe për tu përballuar me numrin në rritje të ankimimeve, në zbatim të rekomandimeve të lëna në Progres Raport.

Në total janë të paktën shtatë detyra që janë lënë nga Kuvendi për t’u parë me prioritet nga ana e KPP për vitin 2019 duke nisur nga marrja e masave për rastet e anulimeve të vendimeve të autoriteteve kontraktore ku në bazë të shkeljes së konstatuar të jepet edhe masa respektive. Kjo mund ti referohet autoritetit përkatës, Agjencisë së Prokurimit Publik për kundravajte administrative si dhe prokurorisë për shkelje penale.

Po kështu është rekomanduar që të merren masa standartizimin e vendimmarrjes dhe bërjen publike të tyre me qëllim rritjen e efikasitetit të shqyrtimit të çështjeve, garantimin e barazisë si dhe sigurimin e transparencës si dhe publikimin në faqen web të institucionit në fund të çdo viti të listës së procedurave ankimuese të cilat janë ose ka përfunduar procesi gjyqësor, fondet limite të këtyre procedurave objekt ankimi.

Bursa si instrumenti më i rëndësishëm i këtij tregu do të operojë dhe organizohet në bazë të një platforme elektronike të tregut në avancë  “day ahead” dhe të  së njëjtës ditë “intra day”.  Krijimi i bursë së energjisë shënon një standard të ri të operimit dhe transparencës së  këtij sektori dhe do të jetë një nxitje për hapjen dhe derregullimin e  tregut të energjisë që në vetvete do inkurajojë instalimin e burimeve të reja elektroenergjetike në vend, rritjen e sigurisë së  energjisë elektrike dhe integrtimin rajonal dhe më gjerë të këtij tregu, rritjen e investimeve dhe standarde të reja  përgjegjësie judirike dhe tregtare.

Operatori i ri në treg Bursa Shqiptare e Energjisë do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë në formën e një  shoqërie aksionere të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga OST sha. Ky operator ka për synim mbulimin rajonal të energjisë eklektike dhe mirëpret pjesëmarrje në kapital të atyre operatorëve të sistemit të  transmetimit të vendeve me të cilat Shqipëria ka memoranume mirëkuptimi dhe aktivitet tregtar të qëndrushëm. Kjo vihet re edhe tek kriteret përzgjedhëse të aksionerëve të mundshëm” sqaroi Balluku.

Ajo nënvizoi se vendimi i qeverisë sanksionon se shoqëria e cila do të operojë bursën e energjisë do të themelohet ng OST. “Do të nisë më pas dhe procesi i  pjesëmarrjes në bursë në cilësinë e aksioneve edhe i operatorëve të tjerë OST që operojnë në vende të Bashkimit Europian ose vende të tjera të komunitetit të energjisë, subjekte të tjera të tregut të energjisë elektrike që operojnë në BE ose në vende anëtare  të BE ose në Komunitetin e Energjisë, subjekteve juridike që kanë përvojë në operimin e  tregut të shkëmbimit të energjisë elektrike në bazë të rregullave të ngjashme me modelin e tregut në Shqipëri. Hapja e bursës ndaj gjithë operatorëve të tregut si dhe  qasja në krijimin e saj do të sigurojë funksionim të shpejtë të tregut, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve shqiptarë, transparencë financiare në sektor si dhe përmbushjen e angazhimeve të  ndërmarra kundrejt komunitetit europian” tha Balluku.

867 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në BE, një e treta e popullsisë

Thuajse një e treta e popullsisë shqiptare ka zgjedhur të jetojë dhe punojë në një nga shtetet e BE-së. Eurostat ka publikuar të dhënat sot të dhënat mbi lejet e vlefshme të qëndrimit të qytetarëve jo-europianë, duke i kategorizuar sipas arsyes pse është dhënë kjo leje. Mbi 867 mijë shqiptarë, sa një e treta e popullsisë që jeton sot në vend, kanë qenë të pajisur me një leje të tillë në 2017-n, vit i fundit me të dhëna të përditësuara nga të gjitha shtetet anëtare.

Greqia dhe Italia janë shtetet që kanë lëshuar pjesën më të madhe të këtyre lejeve, plot 94% të totalit të tyre. Pjesa tjetër janë lëshuar nga Gjermania, 3% e totalit, ndërsa në Belgjikë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar përkatësisht nga 1% e lejeve të tjera të dhëna për shqiptarët nga vendet e  BE-së.

Po cilat janë arsyet pse janë lëshuar këto leje?

461 mijë shqiptarë janë pajisur me leje qëndrimi për arsye familjare. Kjo përbën rreth 53% të totalit të lejeve. Më pas renditen lejet e dhëna për punësim. Mbi 185 mijë shqiptarë ishin të pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së për arsye të punësimit. Italia zë pjesën më të madhe të këtyre lejeve, 75% të tyre, duke u ndjekur nga Greqia me 22% . Gjermania përgjigjet për 2% të këtyre lejeve. Me leje qëndrimi për arsye punësimi ishin pajisur në 2017-n rreth 3400 individë në Gjermani. Në krahasim me një vit më parë numri i të pajisurve me leje për punë ishte më shumë se dyfishuar.

Për arsye shkollimi, Eurostat ka të regjistruara 6,749 leje qëndrimi. Lejet e qëndrimit për arsye shkollimi mbizotërojnë në Itali me 39% të totalit të lejeve për këtë kategori dhe 29% në Gjermani. Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Franca kanë dhënë përkatësisht nga 7% të totalit të lejeve të kësaj kategorie. Ndërsa Greqia, edhe pse ka 44% të totalit të leje të lëshuara, përgjigjet vetëm për 2% të leje të qëndrimit për arsye shkollimi.

Një pjesë e shqiptarëve të pajisur me leje qëndrimi kanë marrë status refugjati ose kanë përfituar mbrojtje sociale. Në 2017-n Eurostat përllogariti se ishin 2533 individë nga Shqipëria të pajisur me leje qëndrimi për këtë arsye. Rreth 45% e këtyre leje ishin dhënë nga Franca, apo 455 e totalit të kësaj kategorie, dhe 25% nga Belgjika, duke u renditur kështu si dy shtetet kryesore që kanë dhënë më shumë statusin e refugjatëve për shqiptarët. Më pas renditet Italia me 11% dhe Gjermania me 9%. Ndërsa, 4% e tyre janë dhënë nga Mbretëria e Bashkuar.

Pothuaj po aq leje janë dhënë azilkërkuesve. Sipas Eurostat 2478 leje janë dhënë për arsye të mbrojtjes sociale. Kjo leje ju lëshohet të gjithë azilkërkuesve që nuk e kanë marrë ende statusin e refugjatit. Franca ka lëshuar gjatë 2017 rreth 2000 leje të tilla, ndërsa për 2018-n numri i leje për mbrojtje arriti në 2500. Franca po kthehet në një nga destinacionet kryesore të azilkërkuesve nga Shqipëria, pas Gjermanisë, e cila ka politika më strikte. Në Gjermani vetëm 262 shqiptarë u pajisën me leje për arsye të mbrojtjes sociale, gati 10 herë më pak se në Francë.

Megjithatë Bashkimi Europian ka pajisur edhe 208 mijë shqiptarë të tjerë me leje qëndrimi, por që nuk ka klasifikuar arsyen pse është lëshuar ajo leje qëndrimi. Rreth 91% e këtyre leje janë lëshuar në Greqi, pasuar nga Italia (6900 leje ) dhe nga Gjermania (6100 leje) me përkatësisht 3%. Ndërsa në Belgjikë dhe Francë janë lëshuar përkatësisht 1% e këtyre lejeve.

Turizmi, masterplan për pesë zona nga, Rrjolli në Shkodër tek Rana e Hedhun e Spilleja

Pesë zona me përparësi zhvillimin e turizmit do të jenë objekt i studimit dhe hartimit të masterplaneve respektive sipas një axhende të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit. Duke parë orientimin që u është dhënë këtyre zonave përmes Planit të Përgjithshëm Kombëtar “Shqipëria 2030”, si dhe Planeve të Detajuara për Zonat me Rëndësi Kombëtare do të vlerësohen masat që duhet të merren për një zhvillim të qëndrueshëm.

“Zonat e përzgjedhura për studim, duke u karakterizuar nga një përqendrim i madh e i shumëllojshëm i burimeve natyrore, kanë filluar të jenë nën trysninë e kërkesës së lartë për përdorim e shfrytëzim të resurseve të tyre. Nëse kjo trysni nuk kontrollohet dhe orientohet në kohë, rrezikon të prodhojë zhvillim jo të qëndrueshëm dhe të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme pasuritë natyrore, ekosistemet shumë specifike të rajonit, si dhe rrezikon degradimin e vazhdueshëm të peizazhit rural e natyror” thuhet në dokumentin e qeverisë.

Por cilat janë në fakt zonat që do të merren në studim dhe ku përparësi ka zhvillimi i turizmit. e para është zona Baks-Rrjollë, ku sipërfaqja e zonës në studim do të jetë 150 hektarë. “Fshati Baks-Rrjoll ndodhet në juglindje të Velipojës. Ky fshat përbën vlera dhe bukuri të panjohura. Shtrihet pranë detit dhe mali i Rencit ngrihet thikë mbi të. Ky fshat është mjaft i njohur për traditat etnografike dhe folklorike. Plazhi i këtij fshati është i virgjër me rërë të pastër e ujë kristal” thuhet në dokument.

Zona e dytë në studim do të jetë ajo e Ranës së Hedhun, me sipërfaqe 65 hektarë. ‘Rana e Hedhun’ i përket pjesës veriperëndimore të Shqipërisë, ndodhet ne Shëngjin, Lezhë. ‘Rana e Hedhun’ shtrihet duke filluar nga ish-reparti ushtarak në Portin e Shëngjinit. Ky plazh ka një vijë të gjatë bregdetare për shfrytëzim nga grykëderdhja e Bunës deri pranë Shëngjinit. Rana e Hedhun është shpallur Monument Natyre.

Zona e tretë në studim do të jetë Plazhi i Tales, me një sipërfaqe 175 hektarë. “Plazhi i Tales në Lezhë është kthyer në atraksionin turistik më të ri të viteve të fundit, duke tërhequr një numër të madh pushuesish. E mundëson këtë hapësira e madhe e këtij plazhi me gjatësi 12 km dhe gjerësi rëre mbi 100 m, e shtrirë mes grykëderdhjeve të dy lumenjve, Drin dhe Mat. Plazhi i Tales, gradualisht po plotëson gjithë kërkesat dhe pritshmëritë e frekuentuesve, numri i të cilëve në fundjavë arrin deri në 40 mijë pushues ditor” nënvizohet në dokument.

Zona e katërt në studim do të jetë Grykë-Derdhja e Ishmit me sipërfaqe 615 hektarë. Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore (74 km i gjatë; sipërfaqja e pellgut është 673 km² dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit 357 m. Ai formohet nga bashkimi i Lumit të Tiranës përrenjve Tërkuza dhe Zeza. Delta e tij ndodhet në Kepin e Rodonit. Grykëderdhja e këtij lumi bënë pjesë në Rezervatin Natyror të Menaxhuar/Park Natyror Patok-Fushëkuqe-Ishëm.

E fundit është zona e Spillesë me sipërfaqe që do të merret në studim prej 170 hektarësh. Spilleja është një fshat në komunën Kryevidh në Rrethin e Kavajës. “Dallohet për plazhin dhe pyllin e saj me pisha, ku pas viteve ‘90 ka pasur dëmtime të këtij pylli. Plazhi i Spillesë, kryesisht i paprekur nga zhvillimi ndërtimor, ka ruajtur në mënyrë më të mirë këtë pyll, dendësia e të cilit është kryesisht e madhe” përshkruhet në dokument.

Arsyeja e vërtetë se pse zgjoheni çdo natë në të njëjtën orë

Disa njerëz gjithmonë zgjohen çdo natë në të njëjtën kohë. Mund të jetë 7:00, 5:00 ose edhe 4:00, por gjëja që bashkon këto orë alarmi është orari i saktë dhe i pandryshueshëm gjatë ditëve edhe pse një alarm nuk është caktuar nga mbrëmja e mëparshme. Mirëqenia shpirtërore dhe fizike është e lidhur drejtpërdrejt, mjekësia kineze i kushton shumë vëmendje modeleve të energjisë dhe lëvizjes në zona të ndryshme të trupit në kohë të ndryshme.

Këtu është një listë e zgjimeve më të zakonshme të alarmit “automatik” dhe kuptimi i tyre i brendshëm:Zgjuar nga 9.00 deri në 11.00Kjo është koha kur shumë njerëz përpiqen të shkojnë për të fjetur. Gjatë kësaj kohe sistemi endokrin, i cili merret me hormonet dhe metabolizmin, përpiqet të stabilizohet dhe enzimat janë rimbushur.

Nëse e keni të vështirë të bini në gjumë në atë kohë, jeni akoma i lidhur mendërisht me ngjarjet e ditës dhe tashmë jeni duke u përgatitur për sfidat që ai ofron ditën e ardhshme. Edhe ngrnia shumë pak ose tepër vonë mund të shkaktojë këtë lloj bllokimi.Zgjoheni nga 11:00 deri në 01:00Nëse zgjoheni shpesh këtë herë, kjo mund të jetë faji i pakënaqësive që ju mbani brenda vetes. Kjo është korniza kohore në të cilën energjia ying kthehet në yang.

Energjia yang është shumë aktive, dhe trupi juaj duhet ta mbajë atë për të nesërmen. Forconi dashurinë dhe vlerësimin për veten tuaj, bëni çmos për të qëndruar të qetë dhe për të kursyer energji. Fizikisht, nga ana tjetër, nëse zgjoheni në këtë kohë, kjo mund të ndodhë sepse jeni duke ngrënë shumë yndyra ose shumë ushqime me vaj dhe fshikëza e tëmthit grumbullon shumë punë në thyerjen e yndyrave.

Zgjoheni nga 1:00 deri 3:00Kjo kornizë kohore është shumë e rëndësishme për detoksifikimin e trupit tonë. Mëlçia juaj thyen toksina dhe i lëshon ato derisa krijon më shumë gjak. Zgjimi gjatë kësaj kohe është një shenjë e zemërimit, frustrimit dhe negativitetit. Dhe “mëlçia” shpirtërore po përpiqet t’i kushtojë vëmendje këtyre problemeve.Zgjoheni nga 3:00 deri në 5:00

Kjo është korniza kohore në të cilën mushkëritë riparojnë dhe përmbytin trupin tuaj me oksigjen. Sigurohuni që të qëndroni larg nga nxehtësia për të lehtësuar funksionet e trupit tuaj. Nëse zgjoheni, bëni disa ushtrime të frymëmarrjes. Problemet e mushkërive shpesh lidhen me dhembjen dhe pikëllimin. Zgjimi në orën 3:00 mund të jetë gjithashtu një shenjë e ngjitjes, domethënë, procesit të ngritjes së niveleve tuaja vibrational.

Ky proces lidhet me hyrjen në një gjendje shpirtërore më të vetëdijshme.Zgjoheni nga ora 5:00 deri në 7:00Zgjoheni në 7 00 çdo mëngjes? Çdo toksina të lëshuar dhe ndarë gjatë natës janë nxjerrë nga sistemi. Gjatë kësaj kohe zorrët e mëdha janë aktivizuar. Ushqimi shumë pak ose tepër vonë mund t’ju sjellë probleme që do t’ju bëjnë të zgjoheni.