Telekomi në prag të falimentimit, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme me fillim prej orës 10:00, ku do të shqyrtojë gjendjen e krijuar në Telekom.

“Gjendja në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr.06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

Kjo seancë është ftuar me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Kujtojmë se Telekomi i Kosovës gjendet në krizë të thellë financiare, ku po rrezikon të falimentojë dhe 2500 punëtorë do të mbeten pa punë.

Ky skenar mund të ndodhë nëse Telekomit deri më 15 qershor nuk ua kryen borxhin prej 25 milionë e 900 mijë eurove Z-mobilit.

Kompania Z-Mobile ekzekutimin prej rreth 26 milionë euro po e kërkon nga Telekomi i Kosovës mbi bazën e vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit në Odën Ekonomike Ndërkombëtare të vitit 2016.

Qeveria e Kosovës është duke punuar që t’i del në ndihmë Telekomit, pasi që po rrezikohet që një numër i madh i punëtorëve të mbesin pa punë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në rrjetin e tij social në Facebook, pas një takimi që ka zhvilluar me drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka thënë se Qeveria e vendit po angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës dy herë i ishte nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi Qeveria e Kosovës kishte dështuar ta përmbyllë me sukses këtë proces.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Kjo kompani ka përafërsisht 2400 punonjës, kurse paga mesatare, llogaritet të jetë mbi 730 euro. Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Kompania “Insig” sipas BQK ishte e renditur si kompania e nëntë në tregun e Kosovës.

“Bazuar në raportet financiare të dorëzuara në BQK për periudhën 31 dhjetor 2018 primet e shkruara bruto janë në vlerë prej 5.9 milionë euro, prej te cilave 4.8 milionë euro ose 81.2% janë prime të shkruara nga sigurimet e detyrueshme të autopërgjegjësisë (MTPL) dhe  1.1 milion euro ose 18.8% janë prime të shkruara nga sigurimet vullnetare.  Pjesëmarrja e kompanisë në treg me gjithsej primet e shkruara ishte  6.6% dhe renditet e 9-ta për sa i përket primeve të shkruara bruto. Raporti i shpenzimeve operative neto/Primet e fituara neto ishte  64.4% (2017 ishte 71.61%), ndërsa raporti i humbjeve Loss Ratio/Primet e fituara neto është 41.1%. Ndërkohë që raporti i kombinuar ishte 105.5%”.

BQK ka treguar se ka hapur procedurat e likuidimit të detyrueshëm të kompanisë, duke treguar se tashmë ka emëruar edhe likuidatorin, i cili do të jete përgjegjës për drejtimin e  Kompanisë së Sigurimit “Insig” drejt likuidimit

“BQK-ja ka hapur procedurat e likuidimit të detyrueshëm, sipas Kapitullit 18 të Ligjit nr. 05/L-045 për Sigurimet duke emëruar Likuidatorin, i cili do të jete përgjegjës për drejtimin e  Kompanisë së Sigurimit “Insig” drejt Likuidimit. Likuidatori është përgjegjës që të sigurojë trajtim të drejtë të barabartë dhe korrekt për të gjithë policëmbajtësit dhe kreditorëve tjerë, gjithmonë në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi”.

Kompania e sigurimeve “ INSIG “ është themeluar në vitin 1991 me pronësi 100 % të Parlamentit Shqiptar për të ushtruar veprimtarinë e sigurimeve dhe ri sigurimeve në Republikën e Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Më 1 Mars 2000 Kompania e sigurimeve “ INSIG “ është licencuar për të operuar në tregun Kosovar të sigurimeve si degë e kompanisë amë “ INSIG “ Shqipëri.

Në vitin 2015 “ INSIG “ sh.a ndryshon pronësinë e aksioneve, të cilat zotërohen në masën 100 % nga Ministria e Financave. Gjatë vitit 2016, Kompania e Sigurimeve “ INSIG “ sh.a me seli ne Tiranë ka shitur 100 % të aksioneve të zotëruara nga shteti, duke ndryshuar pronësinë e aksioneve të cilat tani zotërohen ne masën 100 % nga Shoqëria e Sigurimeve “ EUROSIG “ sh.a me seli në Tiranë, me pronar Kadri Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *