Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’supriza kanë rezervuar yjet për datat 8-14 korrik

Dashi: Si jeta personale edhe ajo profesionale duket se do të shkojnë mirë. Do të jeni të vendosur të përfundoni projektet e reja që do t’ju paraqiten gjatë javës. Falë forcës së vullnetit që ju karakterizon, fitimet tuaja do të shtohen. Për beqarët parashikohet se do të gjejnë qetësinë pranë një personi. Ata që prej kohësh janë të përfshirë në një lidhje, tani mund të bëjnë plane afatgjata.

Demi: Gjatë pjesës së parë të javës do të jeni veçanërisht aktivë në punë. Ditët në vazhdim do të jenë të ngarkuara. Përpiquni të merrni një periudhë pushimi sa më shpejt. Gjatë pjesës së dytë të javës do të jeni të favorizuar në jetën personale. Ata që do të nisin një lidhje të re, do të kenë mbështetjen e Venusit. Ju tani keni nevojë për qetësi dhe për lidhje jo shumë të ndërlikuara.

Binjakët: Gjatë kësaj jave do të keni harmoni në çift. Ata që prej pak kohësh i kanë dhënë fund një lidhjeje, më në fund do të gjejnë qetësinë e humbur.  Në lidhje me aspektin profesional do të vendosni të bëni një pauzë dhe të ikni me pushime së bashku me partnerin. Do të ketë edhe nga ata që do të vendosin të ndërrojnë vendin e punës.

Gaforrja: Do të vijojë për ju një periudhë emocionesh të mëdha. Në punë do të jeni energjikë dhe do të mund të çoni përpara projektet me të cilat po merreni që prej disa kohësh. Edhe jeta në çift shkon më së miri. Do të jeni bujarë dhe romantikë karshi partnerit. Do të kaloni momente të gëzuara dhe të paharrueshme me të dashurin e zemrës.

Luani: Kjo nuk është një nga periudhat më të mira në aspektin ekonomik. Po përpiqeni të vini rregull në jetën tuaj, por nuk është e thjeshtë. Jeni disi të tensionuar dhe kjo do të pasqyrohet edhe në lidhjen me partnerin, duke sjellë ndërlikime. Përpiquni që t’i zgjidhni problemet pa ua nxjerrë inatin të tjerëve.

Virgjëresha: Në këtë periudhë e keni të nevojshme që të shkëputeni nga puna, pasi ndiheni disi të lodhur. Megjithatë, duhet të prisni edhe pak përpara se të shijoni pushimet aq shumë të merituara. Në aspektin personal, një miqësi e re mund të transformohet në dashuri. Me raste ndieni se të afërmit  nuk ju kuptojnë  dhe kjo ju shtyn që të jeni më të hapur ndaj njohjeve të reja.

Peshorja: Ndieni një dëshirë të papërmbajtshme që ta shijoni stinën e verës, aq sa do të kërkoni çdolloj justifikimi për të ndenjur sa më gjatë jashtë shtëpisë. Megjithatë nuk ju leverdis të shpenzoni shumë para, pasi të ardhurat i keni të kufizuara. Kush ka mbetur i zhgënjyer prej dikujt, do ta ketë të vështirë të falë. Një mënyrë e mirë për t’u shkëputur nga rutina është që të shkoni me pushime.  

Akrepi: Gjatë javës do të ndiheni në humor të keq. Nervozizmi juaj do të ndikojë për keq në marrëdhëniet me të afërmit. Gjërat nuk duket se do të shkojnë fort mirë në aspektin sentimental. Ka nga ata që e kanë humbur besimin te lidhjet ose janë në kërkim të sigurisë absolute. Megjithatë, përpiquni të mos vini vazhdimisht në dyshim fjalët e të tjerëve.

Shigjetari: Kjo nuk do të jetë një javë e mbarë në aspektin sentimental. Megjithatë, nëse arrini t’i sqaroni mirë gjërat, mund t’i shmangni zënkat. Ata që kanë një lidhje në distancë do të ndihen të vetmuar gjatë këtyre ditëve. Ka nga ata që mund të mos jenë dakord me vendimet që do të merren në familje dhe prandaj mund të krijohen tensione. Përpiquni të ruani qetësinë.

Bricjapi: Jeta juaj po pëson ndryshime si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Dikush ka vendosur të martohet e të krijojë familje, të tjerë kanë vendosur të ndërrojnë vendin e punës e t’u përkushtohen pasioneve të tyre. Është e këshillueshme që t’u shmangeni debateve me partnerin, pasi mund të ndikojnë që t’ju prishet humori dhe kjo do të pasqyrohet edhe në sjelljen tuaj.

Ujori: Do të jetë një javë veçanërisht e ngarkuar në aspektin profesional dhe mund të ndodhë që të lini pas dore disa prej detyrimeve tuaja. Për sa i përket aspektit sentimental parashikohet që të kaloni momente të bukura në shoqërinë e partnerit. Përpiquni që ndonjëherë ta merrni ju iniciativën dhe mos prisni që gjithmonë t’ju afrohen të tjerët.

Peshqit: Gjatë ditëve në vazhdim do të ndiheni disi të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë të bëni asgjë. E megjithatë jeni të detyruar të kryeni të paktën detyrat më urgjente për të mos nervozuar eprorët. Gjërat mund të mos shkojnë fort mirë edhe në aspektin sentimental. Puna mund të arrijë deri aty sa të keni dyshime për besnikërinë e partnerit. Përpiquni të sqaroheni sa më shpejt me të.