Pse disa njerëz, nuk i kujtojnë dot ëndrrat e tyre?

Jam duke qëndruar jashtë shkollës fillore të fëmijërisë sime. Është një ditë plot diell, dhe jam i rrethuar nga shokët e mi të klasës. Janë ndoshta më shumë se 100 fëmijë. Kam një ndjesi tëzbehtë se disa nga mësuesit e mi ndodhen aty pranë, por vëmendja ime është tek dy të rritur, të cilët nuk i njoh.

Njeriu që shoh në detaje, i shkëlqejnë flokët në lentet e syzeve të tij. Ai mban një lloj pajisjeje që lëshon një tingul, të fortë. Ulem në gjunjë dhe mbyll me duar veshët. Të gjithë shokët e shkollës, po bëjnë të njëjtën gjë. Burri qesh në një mënyrë maniakale.

E kam parë këtë ëndërr gati 40 vjet më parë, por i kujtoj detajet e saj sikur të kishte ndodhur dje. Nëse më pyesni mua të tregoj ndonjë detaj nga një ëndërr që kam parë më herët gjatë kësaj jave, do të kem shumë problem në rikujtimin e plotë të saj.

Për shumë prej nesh, ëndrrat janë të vështira për t’u rikujtuar. Nëse jemi me fat, mund të kujtojmë vetëm imazhin më të shkurtër në dritën e ftohtë të ditës; edhe ata prej nesh që kujtojnë ëndrrat e kaluara në detaje të habitshme, mund të zgjohen disa ditë rresht me të njëjtin kujtim të asaj që patën ëndërruar.

Pyetjet pse shohim ëndrra, dhe nëse mund t’i rikujtojmë ato, janë të rrënjosura në biologjinë e trupave tanë të fjetur dhe në mendjen tonë të nënndërgjegjëshme. Gjumi është më i komplikuar nga sa mendonim dikur. Ëndërrimi është më i lidhur me gjendjen e gjumit të njohur si Lëvizja e Shpejtë Syri (REM).

REM është ndonjëherë i njohur si “gjumi i pasikonrinuzuar”, sepse mund të imitojë disa nga shenjat e të qenit zgjuar. Gjatë gjumit REM, sytë lëvizin shpejt, ka ndryshime në frymëmarrje dhe qarkullimin e gjakut, dhe trupi hyn në një gjendje paralize të njohur si atonia. Kjo ndodh në valët 90-minutëshe gjatë gjumit, dhe pikërisht në këtë fazë tenton të ëndërrojë truri ynë.

Gjatë fazës REM, ka një rrjedhje shtesë të gjakut në pjesë të rëndësishme të trurit tonë: lëvorja, mbush ëndrrat me përmbajtje, dhe sistemi limbik, përpunon gjendjen tonë emocionale. Ndërkohë që jemi në këtë gjendje të gjumit të ëndërrave, ato aktivizohen përmes një aktiviteti elektrik të furishëm.

Sidoqoftë, lobet frontale, të cilat drejtojnë aftësitë tona më jetike, qëndrojnë të qeta. Kjo do të thotë, që ne pranojnë shpesh verbërisht atë që po ndodh në këtë tregim shpesh absurd, derisa vjen koha për t’u zgjuar. Problemi është, sa më shumë që të grumbullohen imazhet, aq më e vështirë është që ne t’i kujtojmë ato.

Ëndrrat që kanë një strukturë më të qartë, janë shumë më të lehta për t’u kujtuar nga ne, thotë profesori i psikologjisë Deidre Barret. Por, ekziston edhe një përbërje kimike që është vendimtare, për të siguruar ruajtjen e imazheve të ëndrrave: noradrenalina.

Noradrenalina është një hormon që nxit trupin dhe mendjen të veprojë, dhe nivelet tona të këtij hormoni janë natyrisht më të ulëta gjatë gjumit të thellë. Francesca Siklari, një eksperte e hulumtimit të gjumit në Spitalin Universitar të Lozanës në Zvicër, thotë se ka përkufizime të qarta midis gjendjeve tona të zgjimit dhe të gjumit, dhe kjo nuk është rastësi. “Është ndoshta një gjë e mirë, që jeta në ëndërr dhe ajo zgjuar janë krejtësisht të ndryshme.

Unë mendoj se nëse ju kujtoni çdo detaj të një ëndrre, do të filloni t’i ngatërroni gjërat me atë që po ndodh në fakt në jetën tuaj reale”- thotë ajo

Ajo thotë se njerëzit që vuajnë nga çrregullime të gjumit, si narkolepsia, mund ta kenë të vështirë të tregojnë dallimin midis jetës së tyre zgjuar dhe asaj në gjumë, dhe kjo mund t’i bëjë ata të ndjehen të hutuar dhe të turpëruar. “Ka edhe njerëz që i mbajnë mend shumë mire ëndrrat e tyre, dhe ata të vërtetët fillojnë të eksportojnë kujtimet në ditën kur kanë ndodhur”- shton ajo më tëj.

Nuk është një rastësi që ëndrrat që kujtojmë, vijnë nga periudha të caktuara në ciklin tonë të gjumit, të ndikuara nga kimikatet që kalojnë përmes trupave tanë kur janë në gjumë. “Normalisht ne ëndërrojmë më gjallërisht gjatë gjumit REM, pikërisht atëherë kur nivelet e noradrenalines në tru janë të ulëta”- thotë ajo. Ne, mund të gjejmë veten duke ëndërruar pak para se të zgjohemi. Por, rutinat tona në mëngjes, na pengojnë të kujtojmë imazhet. Shpesh ne hutohemi pasi zgjohemi nga zilja e orës, që shkakton një kulm të niveleve tona të noradrenalinës, duke e bërë kësisoj më të vështirë kujtimin e ëndrrave tona.

“Ata që më pyesin se përse nuk mund t’i mbajnë dot mend ëndrrat e tyre, unë u them që kjo ndodh për shkak se ata bien në gjumë shumë shpejt, flenë shumë mirë, dhe zgjohen me zilen e tyre të alarmit”- thotë studiuesi i gjumit në Shkollën Mjekësore të Harvardit, Robert Stikgold. “Dhe përgjigjja e tyre zakonisht është: Si e dini këtë?”

Stikgold thotë se shumë njerëz i kujtojnë ëndrrat e tyre në gjumë, kur mendja fillon të endet, një proces i quajtur “ëndërrimi hipnagogjik”. Stickgold thotë se kreu një studim disa vjet më parë kur studentët në një laborator u zgjuan, vetëm pak kohë pasi ishin futur në gjendjen e gjumit. “Çdo njëri prej tyre e kujton ëndrrën që kishte parë”- thotë ai. “Kjo fazë është 5 apo 10 minuta pas rënies në gjumë. Nëse bie shpejt në gjumë – dhe këtë do e dëshironim të gjithë- nuk do të kujtoni asgjë nga ajo pjesë e ciklit tuaj të gjumit”- thekson ai.

Ronald Reagani dhe Margaret Thatcheri: Një marrëdhënie speciale

Margaret Thatcheri dhe Ronald Reagani kishin një marrëdhënie të pazakontë. Një marrëdhënie speciale. Biografi i të dyve, Geoffrey Smith e përshkruan kështu: “Ishte më e ngushtë ideologjikisht dhe më e ngrohtë personalisht, se sa çdo marrëdhënie mes çdo kryeministri tjetër britanik dhe çdo presidenti tjetër amerikan.

Personi që ka shërbyer për një kohë të gjatë si Sekretar Shtypi i Thatcherit, e përshkruan në këtë mënyrë marrëdhënien mes të dyve: “Mendoj se politikisht ishin shpirtëra binjakë dhe kjo e shpjegon afërsinë e tyre”.

Thatcheri dhe Reagani ishin takuar shumë vite përpara se gjithësecili prej tyre të vinte në pushtet, dhe kishin kaluar orë të tëra duke diskutuar vizionet e tyre të përbashkëta. “Ishin dy njerëz që thoshin, sikur të mbërrijmë atje, në pushtet pra, e dimë ne se çfarë do të bëjmë”, thotë biografi Smith.

Dhe kështu bënë. Imagjinoni një kryeministër britanik që flet edhe për një president amerikan. “Duke folur në emër të të dyve, Thatcheri shpesh herë shprehej para mediave: Ron dhe unë mendojmë”, vazhdon Smith.

Thatcheri ndryshoi këndvështrimin sentimental që Reagani kishte për Irlandën. “Ai i dha asaj më shumë mbështetje në përballimin e terrorizmit në Irlandën Veriore, se sa çdo president amerikan i mëparshëm”.

Thatcheri e bindi Reaganin se Mikhail Gorbachovi ishte një udhëheqës sovjetik me të cilin mund të punohej.

“Ajo i telefonoi Reaganit dhe i tha: Sapo kam takuar një udhëheqës të ri të BS, dhe ai është ndryshe nga çdo udhëheqës sovjetik që kemi parë”, thotë Smith.

Por Thatcheri nuk ia doli kurrë që të bindte presidentin amerikan të ndante alarmizmin e saj mbi defiçitin e SHBA.

Megjithatë, shlyerja e madhe për britanikët erdhi kur presidenti Reagan mbështeti britanikët në luftën e vitit 1982 me Argjentinën, për ishujt Falkland.

“Reagani e dinte që, nëse nuk e mbështeste dhe ajo humbiste, Thatcheri do të rrëzohej nga pushteti, dhe kështu nga çdo këndvështrim, ai nuk e braktisi”, thotë biografi.

Kishte edhe vështirësi mes të dyve. Për shembull, nuk ishte shumë e lehtë për Reaganin që të bindte Thatcherin, që të lejonte sulmin amerikan të 1986 kundër Libisë, sulm që ai e nisi prej bazave britanike.

Pushtimi amerikan i Grenadës në vitin 1983 e zemëroi jo pak Thatcherin. Sekretari i saj i Shtypit kujton: “Zonja Thatcher ishte e tërbuar dhe përsëriste: Si mund ta bënte pa informuar Mbretëreshin. E kishte fjalën, pa më thënë mua, që të njoftoja kreun e komonuelthit”.

Thatcheri i befasua gjithashtu kur Reagani u përpoq të firmoste një marrëveshje të re çarmatimi bërthamor me Gorbaçovin në Reikiavik, Islandë, në vitin 1986.

“Thatcheri ishte vërtetë e tërbuar, me atë “burrin ne shtëpinë e bardhë”. Si dashka të heqë dorë nga armët bërthamore, a nuk e di ai që kjo teknologji nuk mund të çshpiket”? – kujton Sekretari i Shtypit. Në fund, Thatcherit iu desh të kapërcejë Atlantikun dhe ta bindte Reaganin të ndërronte udhë. “Ajo e ktheu krejt politikën amerikane, pa bërë fare publik faktin që nuk binte dakord”, thotë biografi Geoffrey Smith.

Ishte e lehtë për shumëkënd ta vinte në lojë marrëdhënien mes Thatcherit dhe reaganit, por një gjë ishte e sigurtë: ajo i kishte rrënjët në një afeksion të thellë dhe respekt të sinqertë.

Të dy u bënë mishërimi i asaj që tashmë njihet si erpoka e artë e konservatorizmit, një epokë kur politikat e tyre ndryshuan hartën e botës dhe vizioni i tyre i përbashkët ekonomik, është ende gjallë sot.

Si duhet t’i përshtatemi Globalizimit 4.0

Nga Klaus Schwab

Gjeneve- Pas Luftës së Dytë Botërore, bashkësia ndërkombëtare u bashkua për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Tani, duhet ta bëjë këtë përsëri. Për shkak të rikuperimit të ngadaltë dhe të pabarabartë, në dekadën që nga kriza globale financiare, një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë është bërë e pakënaqur jo vetëm me politikën dhe politikanët, por edhe me globalizimin dhe të gjithë sistemin ekonomik që ai mbështetet.

Në një epokë të pasigurisë dhe zhgënjimit të gjerë, populizmi është bërë gjithnjë e më tërheqës, si një alternativë ndaj statuskuosë. Por diskursi populist përjashton – dhe shpesh ngatërron – dallimet thelbësore ndërmjet dy koncepteve:globalizimit dhe globalizmit.

Globalizimi, është një dukuri e nxitur nga teknologjia dhe lëvizja e ideve, njerëzve dhe mallrave. Globalizmi është një ideologji, që ka si prioritet rendin global neoliberal, mbi interesat kombëtare. Askush nuk mund ta mohojë, se po jetojmë në një botë të globalizuar. Por nëse të gjitha politikat tona duhet të jenë “globaliste”, kjo është shumë e diskutueshme.

Tek e fundit, ky moment i krizës ka ngritur pikëpyetje të rëndësishme, rreth arkitekturës sonë të qeverisjes globale. Me gjithnjë e më shumë votues që synojnë të “marrin kontrollin” nga “forcat globale”, sfida është rivendosja e sovranitetit në një botë që kërkon bashkëpunim.

Në vend se të mbyllim ekonomitë nëpërmjet proteksionizmit dhe politikës nacionaliste, ne duhet të farkëtojnë një aleancë të re sociale ndërmjet qytetarëve dhe udhëheqësve të tyre, në mënyrë që të gjithë të ndihen mjaftueshëm të sigurt në shtëpi, për të qëndruar të hapur ndaj botës në përgjithësi. Në mungesë të kësaj, shpërbërja e vazhdueshme e kohezionit tonë social, mund të çojë në fund të fundit në shembjen e demokracisë.

Për më tepër, sfidat që lidhen me Revolucionin e Katërt Industrial (4IR), po përkojnë me shfaqjen e shpejtë të kufizimeve ekologjike, ardhjen e një rendi ndërkombëtar gjithnjë e më shumë polar, dhe rritjen e pabarazisë. Këto zhvillime të integruara, po hyjnë në një epokë të re të globalizimit.

Nëse kjo do të përmirësojë gjendjen e njerëzimit, kjo do të varet nga ajo nëse qeverisja e korporatave, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, mund të përshtatet me kalimin e kohës. Ndërkohë, ka marrë formë një kornizë e re për bashkëpunimin global publiko-privat. Bashkëpunimi publiko-privat, ka të bëjë me shfrytëzimin e sektorit privat dhe tregjeve të hapura, për të nxitur rritjen ekonomike për të mirën publike, duke pasur gjithnjë parasysh qëndrueshmërinë mjedisore dhe përfshirjen sociale.

Por për të përcaktuar të mirën publike, duhet më së pari të identifikojmë shkaqet rrënjësore të pabarazisë. Për shembull, përderisa tregjet e hapura dhe konkurrenca në rritje, sigurisht që prodhojnë fitues dhe humbës në arenën ndërkombëtare, ato mund të kenë një efekt edhe më të theksuar në pabarazinë në nivel kombëtar.

Për më tepër, rritja e ndarjes mes atyre me punë të përkohshme dhe të privilegjuarve, po përforcohet nga modelet e biznesit 4IR, të cilat shpesh përfitojnë nga zotërimi i kapitalit ose i pronësisë intelektuale. Mbyllja e kësaj ndarje, kërkon që ne të pranojmë se po jetojmë në një lloj ekonomie të re, të nxitur nga risitë, dhe se normat e reja globale, standardet, politikat dhe konventa,t janë të nevojshme për të mbrojtur besimin e publikut.

Ekonomia e re, tashmë ka ndërprerë dhe ri-kombinuar industri të panumërta, dhe ka zhvendosur miliona punëtorë. Është de-materializimi i prodhimit, ai që po rrit intensitetin e njohurive të krijimit të vlerës. Po rrit konkurrencën brenda produkteve vendore, kapitalit dhe tregjeve të punës, si dhe midis vendeve që miratojnë strategji të ndryshme tregtare dhe investuese.

Dhe kjo po nxit mosbesimin, veçanërisht të kompanive të teknologjisë dhe administrimin e të dhënave tona. Ritmi i pashembullt i ndryshimeve teknologjike, nënkupton se sistemet tona të shëndetit, transportit, komunikimit, prodhimit, shpërndarjes dhe energjisë – vetëm sa për të përmendur disa – do të transformohen tërësisht.

Menaxhimi i këtij ndryshimi, do të kërkojë jo vetëm korniza të reja ligjore për bashkëpunimin kombëtar dhe shumëkombësh, por edhe një model të ri të arsimimit, i kompletuar me programe që synojnë aftësimin e punëtorëve të rinj. Me përparimet në robotikë dhe inteligjencën artificiale, në kontekstin e shoqërive në plakje e sipër, ne do të duhet të lëvizim nga narrativa e prodhimit dhe e konsumit, drejt asaj të ndarjes dhe kujdesit shëndetësor.

Globalizimi 4.0 sapo ka filluar, por ne jemi shumë të papërgatitur për të. Ngulitja tek një mentalitet i vjetëruar dhe ngatërrimi me proceset dhe institucionet ekzistuese, nuk do të funksionojë. Përkundrazi, ne duhet t’i riorganizojmë ato nga themeli, në mënyrë që të përfitojmë nga mundësitë e reja që na presin, duke shmangur kësisoj llojet e shkëputjeve që po shohim sot.

Ndërsa zhvillojmë një qasje të re për ekonominë e re, duhet të mos harrojmë, se nuk po luajmë një lojë me shumën zero. Kjo nuk është një çështje e tregtisë së lirë apo e proteksionizmit, teknologjisë apo vendeve të punës, emigracionit ose mbrojtjes së qytetarëve, dhe rritjes apo barazisë.

Këto janë të gjitha ndarje të rreme, të cilat ne mund t’i shmangim, duke zhvilluar politika që favorizojnë “dhe” mbi “ose”, duke lejuar që të gjitha grupet e interesave të ndiqen paralelisht.

Sigurisht, pesimistët do të argumentojnë se nuk ekzistojnë kushtet politike për një dialog produktiv global, rreth Globalizimit 4.0 dhe ekonomisë së re.

Por realistët do të përdorin momentin aktual, për të shqyrtuar boshllëqet në sistemin aktual, dhe për të identifikuar kërkesat për një qasje të ardhshme. Dhe optimistët do të vazhdojnë të shpresojnë, se aktorët e orientuar nga e ardhmja, do të krijojnë një komunitet me interes të përbashkët, dhe në fund të fundit, një qëllim të përbashkët.

Ndryshimet që janë duke u zhvilluar sot nuk janë të izoluara në një vend, industri apo çështje të caktuara. Ato janë universale, ndaj kërkojnë një përgjigje globale. Dështimi për të adoptuar një qasje të re bashkëpunimi, do të qe një tragjedi për njerëzimin. Për të hartuar një plan për një arkitekturë të përbashkët të qeverisjes globale, duhet të shmangim zhytjen në momentin aktual të menaxhimit të krizës.

Në mënyrë specifike, kjo detyrë do të kërkojë dy gjëra nga bashkësia ndërkombëtare:angazhim më të gjerë dhe një imagjinatë më të madhe. Angazhimi i të gjitha palëve të interesuara në dialog të qëndrueshëm do të jetë vendimtar, ashtu si të menduarit në mënyrë sistematike, dhe përtej konsideratave institucionale dhe kombëtare afatshkurtra.

Këto do të jenë parimet e organizimit të takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i cili do të mblidhet nën temën “Globalizimi 4.0:Ngritja e një arkitekture të re në epokën e Revolucionit të Katërt Industrial”. Jemi gati apo jo, një botë e re është në prag.